Ukrainasit kundër Biden: Situata nuk është aq keq

11 Shkurt 2022 | 20:06

Banorët e Kievit kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj thirrjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shtetasit amerikanë të largohen nga Ukraina.

Biden deklaroi të enjten se “gjërat mund të marrin shumë shpejt tatëpjetën” dhe se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët në rast të një sulmi nga Rusia.

Por për banorët e kryeqytetit ukrainas, deklarata të tilla janë një përpjekje për ta paraqitur situatën më të rëndë se ç’është aktualisht, me qëllim që pala amerikane të sigurojë avantazh në negociatat e ardhshme.

“Ata vetëm përhapin panik. Personalisht më duket se gjërat po kthehen në normalitet. Mendoj se po ushtrohet shumë presion për të krijuar një panoramë të gabuar të situatës, se gjithçka është keq dhe të gjithë duhet të lënë vendin. Por ne vazhdojmë jetën tonë”, thotë një student.

Megjithatë, ka edhe nga ata që thonë se gjasat për një konflikt ushtarak me Rusinë janë 50 me 50.

“Nuk më pëlqen ideja që Rusia të na pushtojë, por Putin është i paparashikueshëm, çdo gjë është e mundur”, shprehet Shvets Moryak, banor i Kievit.

Rreziku nisur nga thirrja e presidentit amerikan është minimizuar edhe nga vetë autoritetet ukrainase. Por sërish nuk janë të paktë ata që bien dakord se pozita gjeografike e Ukrainës do të bëhet gjithmonë shkas për konflikte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026