Protesta kundër kufizimeve në 3 vende europiane
Protesta janë zhvilluar në Holandë, Francë dhe Zvicër për masat anti-COVID. Pasditen e e djeshme, u larguan disa qindra automjete që gjatë ditës kishin bllokuar hyrjen në Binnehof, selia e qeverisë holandeze.
Policia paralajmëroi protestuesit se do të gjobiteshin dhe arrestoheshin nëse nuk hiqnin dorë nga protestat kundër kufizimeve, të frymëzuara nga ato të kamionistëve kanadezë që mbushën kryeqytetin Otaua.
Në Paris, policisë iu desh të përdorte gaz lotsjellës ndaj një numri protestuesish në shëtitoren Champs Elysees, të cilët sfiduan urdhrat e autoriteteve duke protestuar kundër kufizimeve.
Vetëm pak makina kaluan mes turmës dhe postoblloqeve të policisë, të ngritur në pikat kyçe të qytetit. Ndërkohë, në një zonë tjetër të kryeqytetit francez, protestues të shumtë u arrestuan pasi u kapën me thika dhe çekanë.
Në Zyrih të Zvicrës, protestat nuk ishin të autorizuara. Megjithatë, disa protestues u përpoqën të kalonin përtej barrikadave të policisë, e cila përdori topa uji dhe plumba gome për t’i shpërndarë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta