Kancelari gjerman viziton Kievin dhe Moskën
Pak para se të niste turin e tij diplomatik, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi sanksione për Rusinë nëse sulmon Ukrainën. Sot, Scholz do të vizitojë Kievin, ndërsa të martën shkon në Moskë për takimin e tij me presidentin Putin.
Everyone can be absolutely sure that Germany stands side by side with its allies and especially the United States when it comes to Russia and the Ukraine. We are prepared to take all necessary steps together. There is no disagreement in this situation. https://t.co/KMsOxCcmuf
— Olaf Scholz (@OlafScholz) February 8, 2022
Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të sigurisë evropiane brenda 48 orëve. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba tha se Rusia i kishte injoruar të jgitha kërkesat e tyre zyrtare.
Shtetet e Bashkuara theksojnë se ushtria ruse, e cila ka më shumë se 100 mijë trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mund të nisë pushtimin në çdo moment. Moska mohon të ketë ndonjë plan të tillë dhe thotë se veprimet e saj janë një përgjigje ndaj agresionit të vendeve të NATO-s.
Rusia kërkon garanci nga Perëndimi se NATO nuk do të lejojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike të bashkohen me të dhe që të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore. SHBA dhe NATO i refuzojnë këto kërkesa.
Duke iu trembur një lufte të mundshme shumë shtete përfshirë edhe Shqipëria, Kosova , Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen sa më parë nga Ukraina.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta