Biden i premton Zelenskit përgjigje të shpejtë e vendimtare në rast sulmi
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski shkëmbeu një telefonatë me homologun e tij amerikan Joe Biden të dielën lidhur me krizën në kufi me Rusinë.
Në telefonatën që zgjati rreth 50 minuta të dy liderët u zotuan të lëviznin të gjithë gurët për të zgjidhur me rrugë diplomatike konfliktin me Rusinë, raportoi Shtëpia e Bardhë.
Gjatë komunikimit Biden i premtoi liderit ukrainas një përgjigje të shpejtë dhe vendimtare të SHBA në koordinim me aleatët në rast të një sulmi nga Rusia.
Më herët gjatë javës Zelenski vuri në pikëpyetje paralajmërimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia po planifikon një sulm gjatë kësaj jave ndaj Ukrainës, duke u shprehur se ende nuk ka të dhëna bindëse lidhur me këtë.
“E kuptojmë se ka rrezik, tha ai gjatë një reagimi. Nëse ju apo dikush tjetër keni informacione 100 për qind të sigurta se Rusia do të nisë pushtimin në Ukrainë në 16 shkurt, ju lutem na informoni edhe ne”, qe shprehur presidenti i Ukrainës.
Gjatë javës së shkuar vende të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë u bënë thirrje shtetasve të tyre të largoheshin sa më parë nga Ukraina.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet