Shtetasit e huaj në Ukrainë hezitojnë të largohen nga vendi
Nën friken e një pushtimi rus, disa shtete u kanë kërkuarve qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga Ukraina.
Por, në aeroportin kryesor të Kievit, jo shumë shtetas të huaj po ndjekin udhëzimet e vendeve të tyre. Situata në aeroport paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për shumë largime nga vendi.
Qeveritë perëndimore këmbëngulin se nëse Rusia nis pushtimin, ata nuk do të dërgojnë forca shpëtimi.
Vetëm Kanadaja deri më tani zhvendosi ambasadën në qytetin Lviv, një vendim që për momentin mund të ndiqet edhe nga SHBA ose Europa. Ministrja e Jashtme gjermane shpjegoi se cila janë aksionet e Berlinit.
“Ambasada jonë do të qëndrojë në Kiev, do të reduktojmë stafin diplomatik. Kjo do t’u kërkohet edhe organizatave tona që punojnë aty. Ndërsa shtetasit që ndodhen për biznes apo të tjera arsye duhet të largohen nga vendi, edhe familjet duhet të ikin”, u shpreh ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
E nëse ky skenar ndodh, një tjetër shqetësim ka kryeministri hungarez Viktor Orban, ai frikësohet nga vërshimi i mijëra emigrantëve ukrainas drejt Evropës.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet