A po largohen të huajt nga Ukraina?
Ndonëse shumë shtete kanë bërë thirrje që qytetarët e tyre të largohen nga Kievi, aeroporti më i madh i vendit është ne qetësi.
Shumë prej ambasadave Perëndimore po evakuojnë nga Kievi një pjesë të madhe të stafit dhe personelit.
Nën frikën e një pushtimi rus, disa shtete u kanë kërkuarve qytetareve të tyre që të largohen sa më parë nga Ukraina.
Vetëm Kanadaja deri më tani zhvendosi ambasadën në qytetin Lviv, një vendim që për momentin mund të ndiqet edhe nga SHBA ose Evropa.
Ministrja e Jashtme gjermane shpjegoi se cila janë aksionet e Berlinit.
“Ambasada jonë do të qëndrojë në Kiev, do të reduktojmë stafin diplomatik. Kjo do t’u kërkohet edhe organizatave tona që punojnë aty. Ndërsa shtetasit që ndodhen për biznes apo të tjera arsye duhet të largohen nga vendi, edhe familjet duhet të ikin”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.
Por në aeroportin kryesor të Kievit, jo shumë shtetas të huaj po ndjekin udhëzimet e vendeve të tyre.
Qeveritë perëndimore këmbëngulin se nëse Rusia nis pushtimin ata nuk do të dërgojnë forca shpëtimi.
E nëse ky skenar ndodh, një tjetër shqetësim ka kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai frikësohet nga vërshimi i mijëra emigrantëve ukrainas drejt Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta