Shpresë për Ukrainën, kancelari Scholz viziton sot Moskën

15 Shkurt 2022 | 08:33

Shtohen përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që SHBA dhe aleatët e NATO-s paralajmërojnë, një sulm i menjëhershëm rus në Ukrainë.

Nga Moska ende nuk ka shenja për uljen e tensioneve në kufi. Ndonëse situata mbetet kritike SHBA e Britania e Madhe shpresojnë për një zgjidhje diplomatike. Por Shtëpia e Bardhë mbetet vigjilente për të gjitha pritshmëritë

“Është një mundësi e qartë, ndoshta më reale se kurrë më parë, që Rusia mund të vendosë të vazhdojë me aksione ushtarake. Me forcat e reja ruse që vazhdojnë të mbërrijnë në kufirin ukrainas një pushtim, siç kemi thënë. Mund të fillojë në çdo kohë. “Gjatë gjithë kohës, ne po punojmë në mënyrë aktive për të arritur një zgjidhje diplomatike”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot ndalet në Moskë, çka mund të jetë përpjekja e fundit për të bindur presidentin Putin të qëndrojë larg aksioneve ushtarake.

Një ditë më parë Scholz ishte në Kiev ku shprehu solidaritet me Ukrainën.

“Ne jemi përgatitur të kemi një dialog serioz me Moskën për të gjitha çështjet e sigurisë. NATO dhe SHBA i bënë disa propozime Rusisë që ne i mbështesim. Presim reagim nga Rusia”, u shpreh kancelari Scholz.

Në një fjalim publik presidenti ukrainas iu drejtua kombit në një përpjekje për të qetësuar qytetarët “Na thuhet se 16 shkurti do të jetë dita e pushtimit. Do ta kthejnë në ditë të bashkimit kombëtar. Është firmosur dekreti përkatës. Do të vendosim flamujt kombëtarë, shirita verdhë-blu dhe do të tregojmë unitet për të gjithë botën”, u shpreh presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Ndërsa në Moskë presidenti Putin dhe ministri i tij i jashtëm Sergej Lavrov u shfaqën duke biseduar dhe shpresat për një zgjedhje diplomatike ende nuk janë zbehur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026