OBSH thirrje për vaksinim më të lartë në Evropën Lindore
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritje të përpjekjeve për vaksinim kundër COVID-19 në Evropën Lindore, duke paralajmëruar se “vala” e variantit Omicron po shkon drejt asaj zone.
Shefi për Evropën në OBSH, Hans Kluge tha se në dy javët e fundit, rastet me COVID janë rritur më shumë se dyfish në gjashtë shtete: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Rusi dhe Ukrainë.
“Siç është pritur, vala e Omicronit po shkon në Lindje”, u shpreh Kluge.
Dega e OBSH-së për Evropën krahason 52 shtete, përfshirë disa në Azinë Qendrore.
Kluge tha se ritmi i vaksinimit është relativisht i vogël në disa pjesë të këtij rajoni.
Më pak se 40 për qind e personave mbi 60-vjeç janë vaksinuar plotësisht në Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kirgizi, Ukrainë dhe Uzbekistan.
Kluge shtoi se në Bullgari, Gjergji dhe Maqedoninë e Veriut më pak se 40 për qind e punonjësve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19.
Gjithahstu, Kluge bëri thirrje që në Lindje të mos lehtësohen masat kundër virusit.
“Duke pasur parasysh shtrirjen e variantit Omicron dhe qarkullimin e variantit Delta në Lindje, tani nuk është koha për të lehtësuar masat që dihet se funksionojnë në luftim të pandemisë”, u shpreh Kluge.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta