Qytetarët rusë në kufi s’besojnë se do ketë luftë me Ukrainën
Në rajonin e Belgorodit, stërvitjet ushtarake ruse kanë nisur më shumë se një muaj më parë. Vendasit kanë vënë re qartë një aktivitet të shtuar: helikopterë dhe avionë që fluturojnë mbi qytet, kolona ushtarake dhe ushtarakë në rrugë.
Por për një qytet kufitar nuk është një pamje krejtësisht e pazakontë. “Ne nuk duam luftë me Ukrainën. Ne jemi miq me Ukrainën. Nuk jemi të sigurt se Ukraina dëshiron luftë me ne, ne nuk e besojmë dhe nuk do ta besojmë sepse i njohim mirë, jemi mësuar me këtë”, u shpreh një shitëse.
Qytetarët e Belgorodit thonë se janë absolutisht të sigurt se fqinjët e tyre nuk duan luftë, shumë familje jetojnë në të dy anët e kufirit, punojnë dhe bëjnë biznes së bashku.
“Ndoshta vendi ynë po bën gjënë e duhur duke tërhequr njësitë e tij ushtarake, sepse Ukraina nuk ka nevojë për të, ju e kuptoni. Amerika ka nevojë për të, ju e dini. Amerika dëshiron ta bëjë këtë me duart e Ukrainës për të sulmuar dhe tërheq Rusinë në luftë”, tha një tjetër qytetar.
Qyteti rus i Belgorodit, rreth 20 km larg kufirit me Ukrainën, vazhdon me jetën normalisht. Njerëzit atje nuk besojnë se do të ketë luftë.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet