SHBA e përgatitur për diplomaci ose luftë me Rusinë, deklaron Biden

16 Shkurt 2022 | 09:29

Presidenti Joe Biden përsëriti të martën se SHBA është e përgatitur si për rrugën diplomatike edhe për atë të përballjes me Rusinë, nëse kjo e fundit zgjedh të pushtojë Ukrainën.

Në një deklaratë për mediat, Biden bëri të ditur se më herët kishte komunikuar me presidentin rus Putin dhe se bashkarisht kishin rënë dakord që administratat e dy vendeve të ndjekin shtegun e diplomacisë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se pala amerikane ka bërë edhe një seri propozimesh për zgjidhjen e krizës ukrainase, përfshirë atë për kufizimin e armatimeve, për stabilitetin strategjik dhe për transparencë me aktivitetet ushtarake.

 “SHBA dhe NATO nuk kanë raketa në Ukrainë dhe nuk kemi në plan t’i vendosim atje. Ne nuk vëmë në shënjestër popullin rus dhe nuk synojmë të destabilizojmë Rusinë. I themi popullit rus se ju nuk jeni armiqtë tanë dhe nuk besoj se ju dëshironi një luftë të përgjakshme me Ukrainën,” – u shpreh Biden.

Duke komentuar njoftimin e Moskës për nisjen e tërheqjes së trupave nga lindja e Ukrainës, Biden tha se një gjë e tillë mbetet për t’u verifikuar.

 “Ministri rus i Mbrojtjes raportoi sot se disa trupa ruse po tërhiqen. Do të ishte mirë, por nuk e kemi verifikuar ende. Nuk kemi parë ende trupat ruse që të kthehen në bazat e tyre. Rusia ka ende 150 mijë trupa pranë Ukrainës dhe në Bjellorusi. Prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë,” – shtoi presidenti amerikan.

Në mbyllje të deklaratës, Biden theksoi se shanset për luftë janë ende të larta, por paralajmëroi Rusinë se do të përballet me pasoja shkatërruese në rast pushtimi. Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të mbrojtur vendin lindor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026