Autoritetet ruse: Përfundojnë stërvitjet në Krime, po largohen ushtarët
Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kërkojnë më shumë siguri nga Rusia, autoritetet në Moskë bëjnë me dije se stërvitjet ushtarake në Krime kanë përfunduar dhe disa nga ushtarët po kthehen në garnizone.
Televizioni shtetëror rus transmetoi imazhe të njësive ushtarake që kalonin një urë që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.
Një lajm i tillë vjen një ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes u shpreh se disa nga forcat dhe mjetet ushtarake që ishin vendosur në kufirin me Ukrainën po kthehen në bazë, e po ashtu edhe stërvitjet me Bjellorusinë përfundojnë në 20 shkurt.
Por liderët perëndimorë mbeten të shqetësuar se Rusia mund të nisë në çdo moment pushtimin e Ukrainës. Për Presidentin amerikan Joe Biden sulmi mbetet një mundësi reale pasi në kufij ka ende 150 mijë forca ruse.
Shefi NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu mbetet skeptik për tërheqjen ruse dhe shton se janë përgatitur për skenarin më të keq. Bashkimi Evropian po ashtu i bën thirrje Kremlinit që të zgjedhë mes luftës dhe diplomacisë.
16 shkurti, parashikuar si dita e luftës, në Ukrainë u shpall nga presidenti Zelensky Dita e Unitetit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta