Gjermania synon heqjen e kufzimeve anti-COVID në mars
Udhëheqësit e Gjermanisë njoftuan të mërkurën planet për t’i dhënë fund shumicës së kufizimeve anti-COVID deri më 20 mars, një vendim që përkoi me lëvizjet e Austrisë dhe Zvicrës fqinje për të hequr shumë nga kufizimet e tyre më shpejt.
Një plan me tre hapa u miratua nga kancelari Olaf Scholz dhe 16 guvernatorët e shteteve të vendit pasi shifrat zyrtare tregojnë se shkalla e infeksionit me COVID-19 në Gjermani ka filluar të bjerë.
Duke filluar nga 4 marsi, kërkesat për të hyrë në restorante dhe bare do të lehtësohen, me një test negative.
Kufizimet e mbetura “me shtrirje të gjerë” do të hiqen më 20 mars, tha kryebashkiaku i Berlinit Franziska Giffey. Por Scholz tha se kërkesat për mbajtjen e maskave dhe distancimin do të mbeten në fuqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta