100 të arrestuar në Kanada, protestuan kundër masave anti-COVID

19 Shkurt 2022 | 11:31

Policia e Otauas në Kanada nisi arrestimin e protestuesve për të përçarë të ashtuquajturin “karvani i lirisë”, që ka paralizuar kryeqytetin kanadez prej javësh dhe detyruar kryeministrin Trudeau të shpallë emergjencën kombëtare.

Të paktën 100 persona u arrestuan dhe 21 automjete u spostuan, përfshirë të gjitha ato që bllokonin një nga rrugët kryesore të qytetit. Qytetarët protestonin kundër masave anti-COVID.

“Edhe këtë mëngjes, protestuesve të ligjshëm e të paligjshëm iu dha shansi për t’u larguar. Më pas, oficerët u kthyen tek kryqëzimi rrugor, duke bërë më shumë arrestime dhe duke pastruar zonën. Kemi arrestuar disa dhjetëra persona, të cilët janë akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të shkaktimit të dëmeve me dashje”, u shpreh  Steve Bell, shef i policisë së Otauas.

Buritë e kamionëve gjëmuan teksa qindra agjentë, disa prej të cilëve të armatosur me pushkë dhe të tjerë me mburoja bastisën një kamp protestuesish në vendin e njohur si Kodra e Parlamentit.

Situata u tensionua pasi oficerë të tjerë në kuaj dhe tre autoblinda mbërritën në vendin e ngjarjes për të boshatisur hapësirën.

Policia ushtroi kompetenca të jashtëzakonshme, të cilat i ishin deleguar nga kreu i qeverisë më herët gjatë javës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026