Alarmi nga separatistët, qindra banorë largohen drejt Rusisë Jugore

21 Shkurt 2022 | 09:52

Qindra banorë të Donetsk, qytet i Ukrainës Lindore i kontrolluar nga rebelët pro rusë vazhdojnë të ikin drejt Rusisë Jugore.

Largimi vjen pasi udhëheqësit separatistë urdhëruan gratë dhe fëmijët të evakuoheshin në Rusinë jugore, sepse sipas tyre kërcënimi i një konflikti ishte i afërt.

Burrat nga 18 deri në 55 vjeç dhe pa pasaportë ruse u kërkohet të qëndrojnë për shërbimet e ushtrisë.

Qytetarët qëndrojnë në radhë  ne  stacionin hekurudhor të Donetskut për të marrë trenin e largimit.

Tatyana, nga distrikti Oktyabrski në Donetsk, e cila ka pësuar shkatërrime masive gjatë luftimeve në 2014-2015, shprehet  se është e frikësuar dhe dëshiron të largohet sepse nuk dëshiron të futet në të njëjtën situatë kur shtëpia e saj u prek nga granatimet.

Anastasiya, nënë e dy fëmijëve,  ka frikë për fëmijët e saj.

“Autoritetet na thanë të largoheshim dhe ne i dëgjojmë ata” thotë ajo .

“Kam ardhur të largoj familjen time, gruan që  është shtatzënë, vëllezërit,  motrat më të vogla, mamin dhe gjyshen. Nuk e di se ku do të evakuohen, por të paktën do të jenë të sigurt.”

Dje pati një sulm me granata pranë shtëpisë sonë. Ka pasur shpërthime më parë, por jo aq të mëdha sa ky. Na thanë se Rusia do të na ndihmonte, kështu që nëse shkojmë atje të paktën nuk kemi nevojë të dëgjojmë zhurmat dhe fëmijët nuk do të tremben.

Alarmi nga separatistët, qindra banorë largohen drejt Rusisë Jugore

Ndërsa evakuimi vazhdon, disa janë optimistë dhe zgjedhin të qëndrojnë. Që nga viti 2014, shkëmbimet e zjarreve dhe incidentet kanë qenë të zakonshme dhe banorët vendas janë mësuar me to.

Megjithatë, tensionet po rriten këto ditë, duke detyruar shumë prej tyre  të largohen për siguri. Autoritetet separatiste njoftuan planet për të evakuuar rreth 700,000 njerëz, duke përmendur frikën e një sulmi të afërt nga forcat ukrainase – një akuzë që Kievi e mohoi kategorikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026