Pandemia thelloi pabarazinë mes qytetarëve në Europë

21 Shkurt 2022 | 22:24

Pabarazia në Evropë po rritet, ndërsa COVID-19 ka thelluar dallimet ekzistuese në tregjet evropiane të punës.

Shoqata e bamirësisë ‘Caritas’ thotë se gjithnjë e më shumë njerëz kanë nevojë për ushqim, strehim dhe veshje.

“Sistemi kombëtar i mirëqenies nuk po funksionon si duhet dhe njerëzit që kanë humbur punën e tyre, ose ata që punojnë por nuk paguhen sa duhet dhe nuk mbrohen nga sigurimet shoqërore nuk plotësojnë dot as nevojat bazë për shkak të mungesës së mbrojtjes sociale”, thotë Maria Nyman, sekretare e përgjithshme e ‘Caritas’.

Paga minimale në Evropë varijon nga 332 euro në Bullgari në 2 mijë e 200 euro në Luksemburg dhe 1 në 4 të rinj nuk gjen dot punë. Shumë prej tyre përballen me diskriminim.

“Nëse duam një shoqëri më të mirë, atëherë duhet të sigurohemi që këta njerëz të mos lihen pas. Ndaj nevojiten sisteme sociale më të forta”, shprehet Nyman.

Sipas Eurostat, një në 5 persona në BE është në rrezik varfërie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026