Kanadaja planifikon lehtësim të masave anti-COVID për udhëtarët

22 Shkurt 2022 | 13:23

Kanadaja po planifikon të lehtësojë kufizimet për udhëtarët nga 28 shkurti. Ministri i Shëndetësisë Jean-Yves Duclos njoftoi se do hiqet kërkesa për testin PCR për udhëtarët e huaj plotësisht të vaksinuar.

“Sot po njoftoj se po lehtësojmë masat tona kufitare”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

“Këto ndryshime janë të mundshme jo vetëm sepse kemi kaluar kulmin e Omicron, por sepse kanadezët në të gjithë vendin po dëgjojnë shkencën dhe ekspertët, duke ndjekur masat e shëndetit publik dhe duke ndërmarrë hapa për të mbrojtur veten, familjet dhe komunitetet e tyre”, shtoi ai.

Aktualisht, udhëtarët duhet të tregojnë prova të një testi PCR negativ të kryer brenda 72 orëve nga nisja e fluturimit të tyre ose mbërritja e planifikuar në kufirin tokësor.

Udhëtarët e pavaksinuar do të testohen kur të mbërrijnë në Kanada.

Ndërsa, udhëtarët e vaksinuar plotësisht gjithashtu mund të testohen rastësisht kur të mbërrijnë, por nga 28 shkurti ata nuk do të duhet të karantinohen ndërsa presin rezultatet e testit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026