Putin: Jemi pro dialogut, por interesat e Rusisë janë të panegociueshme

23 Shkurt 2022 | 10:42

Presidenti rus Putin tha në një video-mesazh të mërkurën se interesat e Rusisë janë “të panegociueshme”, megjithatë ai është i hapur për dialog për të zgjidhur “problemet më të vështira”.

“Ne shohim se sa e vështirë po bëhet situata ndërkombëtare, çfarë rreziqesh paraqesin sfidat aktuale si dobësimi i sistemit të kontrollit të armëve apo aktiviteti ushtarak i bllokut të NATO-s”, u shpreh Putin në një video të publikuar nga Kremlini për festën kombëtare.

Putin tha se thirrjet e Rusisë për të ndërtuar një sistem sigurie “të barabartë dhe të pandarë që do të mbronte në mënyrë të besueshme të gjitha vendet”, mbeten pa përgjigje.

Presidenti rus tha se Rusia ka deklaruar gjithmonë se është e hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm, për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për problemet më të vështira.

“Por po e përsëris: interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve tanë janë të panegociueshme për ne”, theksoi ai.

Kjo deklaratë e Putin vjen dy ditë pasi njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë dhe një ditë pasi mori miratimin nga Parlamenti rus për të përdorur ushtrinë jashtë vendit. Këto ngjarje kanë nxitur shqetësime në Perëndim, duke i detyruar vendet që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026