Moska zotohet për ‘përgjigje të fuqishme’ ndaj SHBA-ve

23 Shkurt 2022 | 17:03

Moska është zotuar për “një përgjigje të fuqishme” ndaj sanksioneve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kundër bankave dhe individëve rusë.

“Nuk duhet të ketë dyshim, ndaj sanksioneve do të ketë përgjigje të fuqishme, jo detyrimisht simetrike, por të mirëkalibruara dhe të ndjeshme ndaj palës amerikane”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë vendosur sanksione ndaj Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se ka njohur si shtete të pavarura, dy rajone në lindje të Ukrainës që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Putin tha po ashtu se do të dërgojë trupa ruse atje.

Këtij vendimi të Putinit i ka paraprirë edhe grumbullimi i të paktën 150,000 trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, duke rritur frikën se Moska po përgatitet për një pushtim të plotë.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi për sanksionet e para ndaj Rusisë.

Në mesin e të sanksionuarve janë dy banka ruse. Po ashtu Moskës i është ndaluar qasja në institucionet financiare.

Përveç Shteteve të Bashkuara, sanksione kundër Rusisë kanë vendosur edhe Bashkimi Evropian, Britania, Australia, Kanadaja dhe Japonia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026