VIDEO| Telefonata e Merkelit për hyrjen e Ukrainës në BE, nga filmi i Zelenskyt
Përpara se të ishte në krye të Ukrainës, Zelensky ka qenë aktor komedish, e në njërin prej serialeve (Shërbëtori i Popullit) ka luajtur pikërisht rolin e presidentit të Ukrainës.
Në njërën nga skenat, Zelensky merr një telefonatë nga kancelarja gjermane e asaj kohe, Angela Merkel, ku njoftohet se Ukraina është bërë pjesë e BE-së.
Presidenti i Ukrainës kënaqet tej mase, por lumturia e tij nuk do të zgjasë shumë. Telefonata ka qenë gabim, pasi Merkel donte të telefononte presidentin e Malit të Zi.
Sot Zelenksy është vërtet president i Ukrainës, dhe para disa ditësh firmosi aplikimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në kohën kur Ukraina po përballet me sulmet agresive ruse.
I can’t wrap my mind around the existence of this clip. pic.twitter.com/1XvBYWlMxg
— Vera Bergengruen (@VeraMBergen) March 2, 2022
Qindra civilë kanë vdekur në Ukrainë prej sulmeve, mes tyre fëmijë, ndërsa vetëm sot, 10 ditë pas luftimeve, Rusia ka shpallur hapjen e korridoreve humanitare në dy qytete të Ukrainës për evakuimin e civilëve.
Zelensky është bërë një figurë e dashur për një pjesë të mirë të njerëzve për shkak të qëndrimit që po mban në mbrojtje të vendit që udhëheq.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta