Borrell kërkon riaktivizim të dialogut Kosovë-Serbi      

16 Mars 2022 | 10:14

E vetmja zgjidhje për “situatën e komplikuar” mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu, thotë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Joseph Borrell.

Ai shprehu shqetësim për ngecjen e këtij procesi dhe tha se po bëhet punë për të aktivizuar atë.

“Nuk po ecën. Unë jam i ngarkuar me këtë dialog dhe nuk po ecën. Të paktën nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte. Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog. Unë kam caktuar një nga diplomatët më të mirë për këtë detyrë, dhe duhet të them që duhet bërë më shumë, duhet më shumë punë”, tha Borrell në një intervistë për DW.

I vetëdijshëm se kthimi i dy vendeve në tavolinën e dialogut nuk do të jetë i lehtë, Borrell thotë se Kosova e Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse perspektiva e tyre evropiane varet nga ky dialog.

“Ju e dini sa e vështirë dhe e komplikuar ka qenë historia e Ballkanit gjatë 20 apo 30 viteve të shkuara. Por e vetmja zgjidhje e këtij problemi është dialogu, dhe unë këtë po nxis, por jam i zhgënjyer që nuk po ecim me ritmin që kërkon problemi, sepse perspektiva evropiane e të dy vendeve po mbizotërohet plotësisht nga rezultati i këtij dialogu”, tha Borrell.

Diplomati evropian gjatë kësaj interviste shprehi shqetësim për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se në këto kohë të vështira shpreson të mbizotërojë ndikimi evropian dhe jo ai rus në rajon.

“(Ka) shumë influencë ruse. Shpresoj që influenca evropiane të jetë më e madhe”, tha ai.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk do të jenë më kurrë njësoj pas asaj që po bëjnë rusët me bombardimin e qyteteve, vrasjen e civilëve, shtypjen e popullit të Ukrainës”, shtoi Borrell.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit

Ndërsa shumica e zyrtarëve evropianë munguan në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, Serbia dërgoi në Teheran ministrin Boris Bratina si të...
19:38 | 06/07/2026

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliç, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje...
18:35 | 06/07/2026