Rusët në pozicione mbrojtëse në Kiev, nuk avancojnë

24 Mars 2022 | 09:35

Raportohet se trupat ruse po marrin pozicione mbrojtëse jashtë Kievit në vend që të avancojnë. Bombardimet e herëpashershme po godasin zonat e banuara.

Sot mbushen një muaj që nga dita kur presidenti Putin nisi pushtimin e Ukrainës duke vrarë me miliona njerëz, duke zhvendosur miliona ukrainas e duke rrënuar qytete të shumta. Luftimet vijojnë në të gjitha frontet.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko është më optimist duke pohuar se forcat ukrainase po i mbajnë larg forcat ruse.

“Ne morëm informacion nga burime zyrtare se qyteti i vogël i Makariv dhe pothuajse i gjithë Irpin është tashmë nën kontrollin e ushtarëve ukrainas”, u shpreh Vitali Klitschko, kryebashkiak i Kievit.

Edhe në Kherson, i cili është nën pushtimin rus, protestuesit sfiduan gazin lotsjellës rus ndërsa vazhduan t’i rezistonin agresionit. Ditën e djeshme u ngritën nëntë korridore evakuimi, por asnjë për Mariupolin ku thuhet se banorët janë pa ushqim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka konfirmuar se qeveria e tij beson me vendosmëri se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka filluar tashmë hetimet.

“Që nga 15 marsi do të ketë një ekip faktmbledhës që do të shqyrtojë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, shkeljet e ligjit humanitar, krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Ai do ta përpilojë informacionin në një raport publik që do të dalë afërsisht pas tre javësh dhe atëherë ata do ta plotësojnë atë material  në juridiksione të tjera përkatëse si Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, tha Michael Carpenter, ambasador i SHBA në OSBE.

Rusia zhvilloi funeralin për oficerin e lartë detar të vrarë në Ukrainë. NATO vlerëson se 7.000 deri në 15.000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javët e luftës në Ukrainë. Për krahasim, Rusia humbi rreth 15.000 trupa gjatë 10 viteve në Afganistan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026