“Air Serbia” rrezikohet nga sulmet me bomba gjatë fluturimeve drejt Rusisë

25 Mars 2022 | 12:17

Kompania ajrore kombëtare serbe ende fluturon për në Rusi, pasi Serbia nuk iu bashkua ndalimit të fluturimeve të BE-së.

Ura ajrore ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është e vështirë për t’u kaluar sepse pak ditë më parë shumë fluturime u detyruan të ktheheshin në Beograd pas ngritjes për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me bomba.

“Ne duhet të përpiqemi të gjurmojmë kërcënimin, qoftë ai me e-mail, një telefonatë apo një letër. Është kapiteni ai që vendos se ku do të ulë aeroplanin, por ai e bën këtë duke pasur parasysh rregulloret ndërkombëtare, kështu që shumë shpesh avionët kthehen në Beograd”, u shpreh Radojko Caran, ndihmës komandanti i brigadës së policisë të Beogradit.

Fluturimi i ‘Turkish Airlines’ nga Moska më 22 mars përjetoi po ashtu kërcënimet për bombë. Procedurat e sigurisë janë të shtrenjta, kështu që ‘Air Serbia’ tashmë ka ulur numrin e fluturimeve në javë, por ka rritur çmimet e biletave.

Eksperti i aviacionit Luka Popoviç beson se BE-ja po mbyll një sy në linjën ‘Air Serbia’ për në Moskë, sepse ata gjithashtu kanë nevojë për një lloj ure ajrore në mënyrë që punëtorët nga Evropa Perëndimore të mund të largohen ose të shkojnë në Rusi.

Ish-ministri i jashtëm i Estonisë, Urmas Pet, u shpreh se ‘Air Serbia’ duhet të ndalojë fluturimet në Rusi, por Komisioni Evropian nuk ka autoritet për ta ndaluar, pasi Serbia nuk është një vend anëtar i BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026