Qytetarët grekë blejnë gazin në Bullgari
Rritja e çmimit të gazit që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë ka bërë që shumë qytetarë grekë të kalojnë kufirin bullgar për siguruar rezerva.
Në Greqi çmimi i gazit ka arritur në nivel rekord prej 2.20 dollarë për litër.
Brenda vendit shumë shtetas grekë po zgjedhin të blejnë vetëm atë sasi që u nevojitet për të bërë udhëtimin e ardhshëm dhe as nuk e mendojnë të marrin rezerva.
“Shumica kujdesen vetëm për udhëtimet e përditshme, për të shkuar në punë, për të marrë fëmijët në shkollë e kështu me radhë”, tha një punonjës në një pike furnizimi.
“Unë furnizohesha në Greqi, disa muaj më parë. Por kohët e fundit është më lirë në Bullgari”, tha një qytetar.
“Ka shumë grekë që vijnë për të qëndruar në hotelin tonë. Ata vijnë këtu jo vetëm për të qëndruar, për të vizituar Sofjen, për të parë gjërat interesante sigurisht vijnë për të bërë Pazar”, u shpreh Vodislav Barbanov, punonjës hoteli në Bullgari.
Në Bullgari, karburanti është më i lirë , një litër gaz në këtë anë të kufirit kushton rreth 1.6 dollarë amerikanë, gati 60 cent më lirë. Kjo ndodh sepse Greqia është vendi i 4 ne BE me nivelin me te larte te akcizës , ndërsa Bullgaria ka nivelin me te ulet .
Grekët nuk po udhëtojnë vetëm për gazin në Bullgari, por edhe për produkte ushqimore dhe duhan, pasi atje janë më të lira.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta