Hungaria në zgjedhje, garë e ashpër mes kryeministrit Orban dhe opozitës
Qytetarët në Hungari nisën të hedhin votat në kuti mëngjesin e së dielës, për të zgjedhur legjislaturën e re të vendit.
Procesi elektoral pritet të jenë një garë e fortë mes partisë Fidesz të kryeministrit në detyrë Viktor Orban dhe aleancës mes 6 partive opozitare të udhëhequra nga Peter Marki Zai.
Kryeministri Orban votoi pak orë nga hapja e qendrave të votimit, për të deklaruar menjëherë më pas se pret një fitore madhështore.
“Kam punuar shumë, ndaj pres që fitorja të jetë e madhe. Kjo është ajo çka i duhet vendit”, tha Orban.
Viktor Orban është një nga liderët më jetëgjatë të Evropës, që udhëheq vendin prej 12 vjetësh, i ndihmuar edhe nga kontrolli me dorë të hekurt i mediave shtetërore.
Sondazhet e nxjerrin partinë e tij në një avantazh të lehtë në këto zgjedhje, me 39 për qind të elektoratit kundrejt 36 për qind të opozitës.
Por duke qenë se rreth 1 e pesta e rreth 8 milionë votuesve të Hungarisë janë ende të pavendosur, zgjedhjet mund të shkojnë edhe në anën tjetër.
Qendrat zgjedhore në vend u hapën që në 6 të mëngjesit, me orën lokale dhe pritet të mbyllen në 7 të pasdites.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta