Planeti ndodhet në situatë emergjente, sipas raportit për klimën

4 Prill 2022 | 23:03

Temperaturat në Tokë do të kalojnë pikën kyçe të rrezikut nëse emetimet e gazit nuk bien më shpejt nga sa janë zotuar vendet më të industrializuara të botës.

Kështu deklaroi të hënën Paneli Ndërqeveritar për Klimën në raportin e tij, ku paralajmërohet për pasoja nga mosveprimi, por edhe duke konstatuar sinjale progresi.

“Jemi në rrugën e ngrohjes globale me më shumë se dyfishi i kufirit prej 1.5 gradësh, i rënë dakord në Paris. Lider të qeverive dhe bizneseve thonë një gjë, por bëjnë një gjë tjetër. Thjesht, ata po gënjejnë. Rezultatet do jenë katastrofike. Kjo është një emergjencë”, tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.

Shumë ekspertë deklarojnë se objektivi është i paarritshëm me teknologjitë aktuale dhe paralajmërojnë se edhe nëse arrihet, do të ketë një kosto shumë më të lartë se parandalimi direkt i emetimeve.

“Mesazhi kryesor është se aktivitetet e njeriut krijuan këtë problem dhe vetëm njeriu mund të na nxjerrë prej tij. Mendoj se mesazhi më shpresëdhënës është se po përpiqemi të ecim përpara. Jo gjithçka është e humbur. Kemi shansin për të bërë diçka”, u shpreh James Skea, kryetar i Panelit Ndërqeveritar për Klimën.

Mes propozimeve për zgjidhjen e problemit spikasin kalimi drejt energjisë së rinovueshme, si panelet diellore dhe mullinjtë me erë, apo elektrifikimi i transporteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026