Putin uron Vuçiç për fitoren
Serbia do të duhet të largohet nga Rusia dhe të vendosë disa sanksione nëse dëshiron të bashkohet me BE-në.
Kështu u shpreh Sasha Gjogoviç, analist politik në Beograd duke komentuar situatën post zgjedhore.
“Unë besoj se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe Partia Progresive Serbe janë mjaft pragmatikë dhe ai mund t’i bashkojë mjaft mirë pjesët e puzzle-it duke parë arenën politike ndërkombëtare, dhe ai do të përpiqet të këtë qeveri sa më pak pro-ruse,” – tha analisti.
Presidenti Vuçiç, fitoi një mandat të dytë të dielën por partia e tij do të duhet të kërkojë një partner koalicioni për të formuar një qeveri që do të duhet të baraspeshojë midis ambicies së vendit për t’u bashkuar me BE-në dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë.
Në një telegram pas zgjedhjeve presidenti rus, Vladimir Putin, uroi Vuçic për fitoren e tij.
“Unë pres që aktiviteti juaj do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik midis vendeve tona,” thuhej në letrën e Putin.
Pushtimi i Ukrainës që çoi në sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, e ka vënë Serbinë nën presionin e Perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Në fjalimin e fitores së të dielës Vuçiç theksoi se do të vijojë raportet me aleatët tradicionalë duke përmendur Rusinë. Serbia është tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës duke bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta