Gjenden pas 20 vitesh blloqet e Çarls Darvinit

5 Prill 2022 | 23:01

Dy blloqe të natyralistit Çarls Darvin, përfshirë një që përmban skicën e Pemës së Jetës, i janë kthyer bibliotekës së Universitetit të Kembrixhit më shumë se 20 vjet nga zhdukja e tyre.

Blloqet u gjetën në gjendje të mirë më 9 mars, në një çantë që ishte braktisur në një nga dhomat e bibliotekës. Brenda ndodhej gjithashtu një mesazh i printuar ku thuhej: “Gëzuar Pashkët”.

Darvini skicoi idetë e tij mbi pemën e evolucionit në vitin 1837, pasi kreu një udhëtim nëpër botë, më shumë se dy dekada para se të publikonte librin e tij “Origjina e Gjallesave”, bëri të ditur Universiteti i Kembrixhit.

“Janë disa nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e shkencës. Personalisht mendoj se teoria e përzgjedhjes dhe evolucionit natyror është më e rëndësishmja në shkencat e jetës dhe Tokës. Dhe këto blloqe janë vendi ku kjo teori u pasqyrua”, tha historiani Xhim Sekord.

Blloqet njihen ndryshe si Blloqet e Mutacionit sepse Darvini përshkroi në to teorinë se si gjallesat mund të shndërrohen nga të moçme në modele më të fundit.

Blloqet u hoqën nga një dhomë sigurie të bibliotekës për t’u fotografuar nga fundi i vitit 2000 dhe u raportuan të humbura në janar të 2001-shit. Por vetëm në 2020-n biblioteka arriti në përfundimin se ato ishin vjedhur dhe jo humbur. Një hetim policor mbi zhdukjen e tyre është në zhvillim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Parlamenti francez u kthen pikturat e famshme familjeve hebreje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026