Emiratet e Bashkuara dënojnë me vdekje izraeliten që u kap me drogë
Një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dënuar me vdekje një grua izraelite, e cila u shpall fajtore pasi u kap me 500 gramë kokainë.
43-vjeçarja Fidaa Kiwan ka apeluar vendimin e gjykatës.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme izraelite tha: “Rasti është i njohur dhe ne po e trajtojmë atë përmes shërbimit konsullor dhe përfaqësuesve tanë në Emiratet”.
Mediat izraelite raportuan se Kiwan, e cila drejton një studio fotografie në Haifa në Izraelin verior, u vendos në Dubai për punë rreth një vit më parë.
43-vjeçarja u arrestua pasi policia gjeti kokainën në apartamentin ku ajo po qëndronte.
Dënimet me vdekje zbatohen rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ziv Agmon, një avokat izraelit i specializuar në ligjin e Emirateve, i cili nuk është i përfshirë në këtë rast, i tha CNN se priste që gjykatat e Emirateve të Bashkuara Arabe të zbutën dënimin.
Ai shtoi se nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare riatdhesimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta