Armenia dhe Azerbajxhani nisin bisedimet për paqe
Armenia dhe Azerbajxhani po përgatiten për të filluar bisedimet për paqe, pas konfliktit të vitit të kaluar në rajonin e Nagorno-Karabakh.
Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan dhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, u takuan të mërkurën në Bruksel.
Takimi u iniciua nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, shkruan Al Jazeera.
“Gjatë takimit, të dy liderët urdhëruan Ministritë e Jashtme përkatëse, për të filluar punën për nisjen e bisedimeve midis dy vendeve”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Jashtme e Armenisë.
Ministrja e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se bisedimet për paqe, do të shërbejnë për marrëdhëniet në të ardhmen dhe do të bazohen në pikat e propozuara më herët prej tyre.
Presidenti Michel, u shpreh se të dy liderët treguan gatishmëri për të ecur përpara dhe për të arritur paqen midis dy shteteve.
Nagorno-Karabakh sipas ligjit ndërkombëtar i përket Azerbajxhanit, por që është e banuar nga armenë.
Përplasjet e fundit në vitin 2020 mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ishin më të rëndat që prej viteve ’90, kur rreth 30 mijë persona mbetën të vrarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta