Franca në prag të zgjedhjeve, Macron akuzon ekstremin e djathtë

9 Prill 2022 | 12:00

Ekstremi i djathtë në Francë po luan me frikën e njerëzve. Kështu ka deklaruar presidenti Emmanuel Macron në intervistën e fundit të dhënë përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen ditën e diel.

Gara elektorale e 10 prillit duket se do të ketë sërish në fokus protagonistët e zgjedhjeve të vitit 2017, Macron nga njëra anë dhe Marine Le Pen nga ana tjetër.

Presidenti aktual i Francës hyri në garë si favorit, por duket se ka humbur terren në sondazhe, ndërkohë që ultranacionalistja ka pasur një trend në rritje.

“Ata luajnë me frikën dhe bëjnë propozime afatshkurtra, financimi i të cilave ndonjëherë është tërësisht i paqartë, siç është rasti i kostos së jetesës. Këto propozime mund të japin përshtypjen e një përgjigjeje të besueshme, por unë nuk mendoj kështu”, u shpreh Macron.

Në intervistën e dhënë mbrëmjen e së premtes për agjencinë e lajmeve online “Brut”,  Macron kërkoi mbështetjen e votuesve të rinj që anojnë nga krahu i progresistëve.

Shefi i pallatit Elize, i cili i ka kaluar pesë vitet e fundit duke tërhequr qendrën e djathtë, papritur ndryshoi kurs, duke u thënë votuesve se do t’i mbronte më tej nga rritja e kostove të jetesës dhe nga rreziqet e Le Pen, të cilën ai e etiketoi si raciste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026