Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen së shpejti NATO-s
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar se Rusia ka kryer një gabim strategjik duke pushtuar Ukrainën, teksa Finlanda dhe Suedia po mendojnë seriozisht për t’iu bashkuar NATO-s, madje që verën e këtij viti.
Sipas zyrtarëve, anëtarësimi në NATO për të dy vendet nordike ishte një ndër temat e diskutuara gjatë takimit midis Ministrave të Jashtëm të aleancës javën e kaluar, ku morën pjesë Suedia dhe Finlanda, shkruan The Times.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka mobilizuar NATO-n, megjithatë Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nuk do të ndërhyhet ushtarakisht në këtë konflikt.
Konflikti Rusi-Ukrainë nisi në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, kur Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se kishte urdhëruar fillimin e një operacioni ushtarak në drejtim të vendit fqinj.
Në ditën e 47-të, ende vijojnë luftimet midis ushtrive të të dy shteteve, teksa Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, ku së fundmi u miratua embargoja ndaj naftës dhe qymyrit rus.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta