Danimarka dëbon 15 diplomatë rusë
Qeveria e Danimarkës ka dëbuar 15 diplomatë rusë, të cilët punonin në ambasadën e Rusisë në Kopenhagen. Me këtë vendim, Danimarka i është bashkuar listës së vendeve të Bashkimit Europian, që kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendi i tyre.
Ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod informoi ambasadën ruse për dëbimin e diplomatëve gjatë një takimi ditën e sotme, teksa paralajmëroi se ata kanë 14 ditë kohë për t’u larguar, shkruan Schengen Visa Info.
“Në takim, ambasadorit rus iu bë me dije për vendimin ndaj diplomatëve, si shenjë proteste për agresionin e Rusisë ndaj ukrainasve në Buça, si dhe u theksua se sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë krim lufte ”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Danimarkës.
Kofod tha se Danimarka nuk ka për qëllim që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, por sipas tij, vendime të tilla janë të nevojshme për t’i dërguar një sinjal Moskës se vendi i tij nuk e pranon faktin se oficerë të inteligjencës ruse po spiunojnë danezët.
Më shumë se 300 diplomatë rusë janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian, pas sulmit të Rusisë në Buça të Ukrainës, ku rreth 300 persona u gjetën të vdekur në rrugët e qytetit.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta