Nokia do të ndalojë së bëri biznes në Rusi
Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia do të tërhiqet nga tregu rus.
Lajmi është konfirmuar nga CEO i kompanisë Pekka Lundmark për Reuters, duke shkuar një hap më tej se kompania rivale Ericsson, e cila kishte pezulluar aktivitetin e saj në Rusi vetëm për një periudhë të pacaktuar.
Qindra kompani të huaja po ndërpresin lidhjet me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë më 24 shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Kompania deklaroi se vendimi për largimin nga tregu i Rusisë, ishte alternativa e vetme dhe më e mirë.
“Ne thjesht nuk shohim asnjë mundësi për të vazhduar aktivitetin tonë në rrethanat aktuale,” tha Lundmark në një intervistë.
Rusia është gjithashtu në mosmarrëveshje me Finlandën dhe Suedinë, vendet e origjinës përkatësisht të Nokia-s dhe Ericsson-it, lidhur me interesin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta