Kryeministri Xhonson gjobitet për festat gjatë pandemisë

12 Prill 2022 | 16:02

Kryeministri britanik Boris Xhonson dhe Ministri i Financave Rishi Sunak do të gjobiten për shkak se nuk kanë zbatuar masat anti-covid.

Agjencia e lajmeve, Reuters shkruan se policia do të lëshojë edhe 30 gjoba të tjera, për njerëzit që morën pjesë në një festë në zyrën e Johnson, duke e çuar në 50 numrin total.

Policia ka hetuar 12 grumbullime në zyrën e Xhonson në Downing Street dhe Zyrën e Kabinetit, pasi u zbulua se stafi i tij kishte shijuar festa me alkool.

Disa nga festat u zhvilluan në kohën kur njerëzit ndodheshin në karantinë për shkak të rasteve të shumta me koronavirus dhe po respektonin rregullat e vendosura nga qeveria.

Kundërshtarët politikë të tij i kanë kërkuar të japë dorëheqjen, duke thënë se ai mashtroi parlamentin.

Kjo çështje ka kërcënuar pozicionin e Xhonson në fillim të këtij viti, kur një numër ligjvënësish në Partinë e tij Konservatore, kërkuan që të largohej pasi besimi i publikut ra ndjeshëm dhe mbështetja për qeverinë u tkurr.

Por, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka ulur përkohësisht protestat në drejtim të tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026