COVID në Amerikën Latine, Brazili mbetet vendi më i prekur

22 Maj 2020 | 10:15

Peruja është kthyer në vendin e dytë të Amerikës Latine, pas Brazilit, që ka arritur 100 mijë raste me koronavirus. Kështu tregojnë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve nga COVID ndërkohë ka kaluar 3 mijë njësi, me vetëm Brazilin dhe Meksikën që kanë pasur më shumë.

Në Brazil, Ministria e Shëndetësisë rekomandoi përdorimin e klorokuinit dhe hidroksiklorokuinit për të trajtuar rastet me COVID-19, një trajtim që presidenti Bolsonaro e ka mbështetur pavarësisht mungesës së provave për efikasitetin e tyre.

Bolsonaro mbajti një konferencë virtuale me guvernatorët e shteteve për të diskutuar ndihmën federale për shtetet dhe komunat që po luftojnë pandeminë e COVID-19.

Kreu i shtetit tha se ka caktuar 11 miliardë dollarë për të ndihmuar në këtë betejë.

Ndërkohë, me flamuj në duar, disa qindra protestues marshuan në Buenos Aires për të kërkuar ndihma për shoqatat që ushqejnë qindra mijëra vetë në lagjet e varfra të vendit, të cilat po punojnë nën stres për shkak të bllokadës antivirus.

Aktivistët qëndruan larg njëri-tjetrit, mbajtën maska në fytyrë dhe dorëza, duke respektuar distancën sociale dhe udhëzimet e tjera.

Disa prej tyre mbanin parulla ku shkruhej “Karantinë pa uri” dhe “Ushqim për shoqatat”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026