Kina, ligj kundër autonomisë së Hong Kongut; Pekini paralajmëron SHBA

22 Maj 2020 | 12:20

Kina ka ndërmarrë më në fund lëvizjen që bllokon Hong Kongun. Bëhet fjalë për një lëvizje që synon sipas Pekinit mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe frenimin e prirjeve autonomiste të qytetit-shtet.

Ligji i ri, që është depozituar në Kongresin Kombëtar të Popullit, do të sanksionojë ndarjen, qëndrimin kundër shtetit kinez, terrorizmin dhe ndërhyrjet e huaja.

Lëvizja tejkalon kontrollin e parlamentit të ish-kolonisë britanike dhe i hap rrugë ngritjes në qytet të një zyre për sigurinë kombëtare të Pekinit, pa autorizimin që duhet t’i kërkohet qeverisë lokale.

Duke folur në Kongres, kryeministri Li Keqiang ka afirmuar se objektivi i këtij ligji është ngritja e sistemeve solide juridike dhe mekanizmave për ruajtjen e sigurisë kombëtare në dy rajonet administrative, Hong Kong dhe Makao, si dhe përmbushja e përgjegjësive kushtetuese nga dy qeveritë lokale.

“Kina do të ndjekë parimet e politikave të referimit në rastin e Taivanit, duke kundërshtuar me vendosmëri çdo aktivitet separatist në kërkim të pavarësisë”, ka deklaruar Li.

Kreu i qeveriisë ka dhënë garanci se do të përmirësohen dispozitat, politikat dhe masat institucionale për të inkurajuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes dy anëve të ngushticës së Taivanit.

“Do t’i inkurajojmë të bashkohen me ne, të bëhen pjesë e riunifikimit të Kinës dhe të kundërshtojnë çdo formë pavarësie”, ka shtuar kryeministri Li.

Qeveria kineze ka paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara që të mos përzihen në çështjet e saj të brendshme.

Ligji është kundërshtuar nga ligjvënësit dhe aktivistët e Hong Kongut, që kanë mbajtur edhe protesta. Ndërkohë që bursat e qytetit-shtet pësuan menjëherë rënie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026