Kryeministrja Andersson tregon nëse Suedia do të anëtarësohet në NATO
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha se vendi i saj do të marrë një vendim lidhur me anëtarësimin në NATO, vetëm pas një analize serioze të situatës gjeopolitike.
Ajo u shpreh se Suedia do të vendosë duke pasur parasysh interesin e saj më të mirë, shkruan CNN.
“Siguria në botë ka ndryshuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe duke parë këtë situatë, duhet të mendojmë vërtet se çfarë është më e mira për Suedinë”, tha ajo.
Deklarata e Andersson u bë ditën e sotme, pas një takimi me homologen e saj finlandeze Sanna Marin në Stokholm.
Suedia dhe Finlanda po mendojnë seriozisht anëtarësimin e tyre në NATO, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Rusia është shprehur kundër anëtarësimit të tyre, duke theksuar se kjo nuk do të sillte stabilitet në Europë.
LEXONI GJITHASHTU
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi