Ish-bankieri zviceran dënohet me gati 4 vjet burg

13 Prill 2022 | 17:07

Ish-kreu i një banke në Zvicër është dënuar me gati 4 vite burg për disa akuza, përfshirë mashtrim.

Pierin Vincenz, 65 vjeç, ka përdorur kartat e kreditit të kompanisë për të paguar për klabe striptizmi, takime në Tinder, pushime dhe darka.

Për shkak të interesit publik për çështjen, gjyqi u zhvendos nga gjykata në Zyrih në pallat koncerti.

Vincenz, i cili ka qenë shef ekzekutiv i banke të nivelit të dytë pritet që ta apelojë vendimin.

Sipas prokurorëve, Vincenz, i cili një vit u shpall dhe bankieri i vitit në Zvicër, ka pasur disa vizita në klube striptizmi që nuk ishin në interes të bankës.

Faturat që në total shkojnë 214 mijë dollarë, ishin përfshirë në shpenzime të kompanisë, raporton ‘Reuters’.

Gjithashtu një pagesë në restorant ku takoi një grua të cilën e njohu në Tinder, ishte përshkruar si ‘intervistë pune’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026