Çfarë dimë për variantin e ri të Omicron të zbuluar në Britani dhe Japoni

13 Prill 2022 | 17:21

Një variant i ri COVID-19 i përbërë nga dy shtame të Omicron mendohet të jetë edhe më infektiv se ai që aktualisht mbizotëron në gjithë botën.

Ekspertët shëndetësorë po gjurmojnë variantin e quajtur XE, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani raportohen raste edhe Japoni.

Ai është i fundit nga një varg i gjatë variantesh që shkencëtarët po monitorojnë aktualisht.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, XE është një kombinim i BA.1 dhe BA.1 (nënvariante të Omicron).

BA.1 është varianti origjinal i Omicron, i cili ndezi valë të reja infeksionesh nga COVID-19 në të gjithë botën dhe çoi në kufizime të përforcuara të shëndetit publik në shumë vende.

BA.2 u zbulua për herë të parë në nëntor dhe tani është shfaqur si lloji dominues i coronavirusit në më shumë se 60 vende.

Është më infektues se BA.1, por nuk duket se shkakton sëmundje më serioze.

“XE është një rekombinant BA.1/BA.2, me shumicën e gjenomit që përfshin gjenin S që i përket BA.2,” raportoi Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në një konferencë për mediat disa ditë më parë.

Një rekombinant ndodh kur njerëzit infektohen me dy ose më shumë variante të virusit.

Shkalla e sëmundshmërisë që ky variant shkakton nuk mund të gjykohet derisa të ketë një numër të madh njerëzish të infektuar, thonë ekspertët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026