30 vite në xhungël, historia e ish-togerit japonez që qëndroi i fshehur
Ish-togeri japonez Hiroo Onoda u zhvendos në ishullin Lubang të Filipineve në vitin 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në moshën 23-vjeçare, Onoda u ngarkua me një mision të rëndësishëm, për të penguar sulmet e forcave armike në ishull të cilat përbënin rrezik për Japoninë, shkruan BBC.
Brenda disa javësh nga mbërritja e tij, një sulm i SHBA-ave detyroi luftëtarët japonezë të fshiheshin në xhungël. Por, ndryshe nga shumica e ushtarëve, Onoda u fsheh në ishull për 30 vjet.
Së bashku me tre ushtarë të tjerë, ai u fsheh nëpër kodrat e ishullit. Gjatë qëndrimit të tij, Onoda dhe ushtarët e tij kryen aktivitete guerile dhe u përfshinë në disa shkëmbime zjarri me policinë lokale.
Atyre ju dërgua një fletëpalosje nga ajri ku thuhej se Japonia ishte dorëzuar, por nuk e besuan. Një nga ushtarët iu dorëzua forcave filipinase ndërsa dy të tjerët gjetën vdekjen si pasojë e luftimeve. Kjo bëri që Onoda të mbetej i vetëm në ishull për 30 vjet.
Një person i ngarkuar nga qeveria japoneze, arriti ta gjente atë në ishull dhe në vitin 1974 u rikthye në Japoni, aty ku konsiderohej si hero për shumë njerëz.
Onoda ndërroi jetë në vitin 2014, në moshën 91-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta