Presidenti brazilian kërkon që populli të armatoset kundër diktaturës së karantinës
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tha se donte që populli të armatosej, në mënyrë që të shmangeshin diktatura të cilat mund të interpretohen si “karantina”, të vendosura me detyrim nga kryebashkiakët dhe guvernatorët të cilët kanë urdhëruar izolime, edhe pse presidenti nuk ka qenë dakord.
Bolsonaroja e kishte bërë këtë deklaratë më 22 prill, gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, por që u bë publike vetëm më 22 maj, me urdhër nga gjykata.
“Një kryebashkiak plehrë merr një vendim plehrë, dhe i mbyll njerëzit në shtëpi”, tha Bolsonaroja për kryebashkiakët që e kishin bërë të detyruar izolimin në qytetet e tyre.
“Po të ishin njerëzit të armatosur, do të dilnin nëpër rrugët e qytetit. Po të isha diktator, do të doja ta çarmatosja popullsinë”, tha Bolsonaroja, i cili i ka nxitur protestuesit të dalin në protesta kundër kryetarëve të bashkive dhe guvernatorëve që kanë urdhëruar masa kufizuese.
“Pse dua t’i armatos njerëzit? Sepse nuk dua diktaturë. Nuk i mbështet më njeri. Kush nuk i pranon parimet e mia: familje, Zot, Brazil, armë, liri fjale, treg i lirë, është në qeverinë e gabuar”, tha Bolsonaro, i cili masat kufizuese kundër COVID-19 në vende si Argjentina i ka quajtur “rruga drejt socializmit”.
“Është shumë e lehtë të vendosësh diktaturë në Brazil. Njerëzit janë në shtëpi. Prandaj dua që populli të armatoset, që të sigurohen se s’do të dalë ndonjë bir bushtre e të vendosë diktaturë këtu”, dëgjohet Bolsonaroja në mbledhjen e qeverisë.
“Dua të hap temën e armëve. I dua të gjithë të armatosur. Populli i armatosur nuk skllavërohet kurrë. Dhe që secili të ushtrojë rolin e tij. Le të dalin hapur. Ministrat që lavdërohen nga gazetat “Folha” dhe “Globo” do të humbin ministritë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta