Meka e boshatisur, besimtarët falen për Bajram në shtëpitë e tyre

24 Maj 2020 | 06:50

Sikundër çdo event tjetër, edhe falja për Festën e Bajramit këtë vit është zhvilluar ndryshe.

Xhamia e Madhe e Arabisë Saudite në Mekë ishte pothuajse e zbrazët gjatë faljes vjetore të kësaj të diele, pasi autoritetet ndaluan tubimet publike si një masë parandaluese ndaj përhapjes së coronavirus.

Një numër i vogël i besimtarëve morën pjesë në falje për të shënuar festën e Fitër Bajramit, çka shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Zyrtarët Sauditë të premten bënë me dije se xhamitë do të mbeten të mbyllura dhe iu kërkuan myslimanëve që faljen ta kryejnë në shtëpi.

Në shumë shtete të botës faljet në sheshe të mëdha u anuluan, por kjo nuk e ndali besimin e atyre njerëzve që ishin përgatitur për të festuar këtë ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026