Avioni më i mirë luftarak kinez do të patrullojë hapësirën e kontestuar detare
Kina ka filluar të vërë në dispozicion avionët e saj më të avancuar luftarakë, J-20, për të patrulluar Detet e Kinës Lindore dhe Jugore, raportuan mediat shtetërore.
Zbarkimi synon “të ruajë më mirë sigurinë e hapësirës ajrore të Kinës dhe interesat detare”, raportoi të mërkurën tabloidi shtetëror Global Times, duke cituar ekspertët ushtarakë.
Ren Yukun, një zëdhënës i prodhuesit shtetëror të J-20 (avionëve), shtoi se ishte një “rutinë trajnimi” fillimi i këtyre patrullimeve.
Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës Jugore kanë qenë prej kohësh rajone të kontestuara, me pretendime territoriale të mbivendosura nga shumë vende.
Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e gjerë të Kinës Jugore si territorin e saj sovran. Ajo ka ndërtuar dhe militarizuar objektet e saj atje, duke i kthyer ishujt në baza ushtarake dhe pista ajrore, dhe ka krijuar një milici detare që mund të numërojë në qindra varka.
Ndërkohë në Detin e Kinës Lindore, Kina pretendon sovranitetin mbi ishujt Senkaku të kontrolluar nga Japonia, të njohur edhe si Ishujt Diaoyu. Në vitet e fundit, SHBA-ja ka përsëritur premtimin e saj për të mbrojtur ishujt japonezë në rast të agresionit të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta