Hong-Kong, policia hedh gaz lotsjellës mbi protestuesit

24 Maj 2020 | 12:34

Policia e Hong-Kongut ka hedhur gaz lotsjellës mbi qindra protestues të veshur me të zeza që protestonin ligjin e ri kombëtar të sigurisë të propozuar nga Kina, pasi frikës se ky i fundit mund  të sjellë fundin e lirive për qytetin.

Legjislacioni i propozuar nga Pekini ndalon aktivitetet separatiste, si dhe ndërhyrjet e jashtme në krahinën gjysmë autonome.

Kjo vjen pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Kinës së nuk do të toleronte disidentët e Hong-Kongut, pas protestave masive kundër qeverisë gjatë vitit të shkuar, të cilat u përshkallëzuan deri në dhunë.

Mbështetësit e demokracisë në Hong-Kong e kanë kritikuar ligjin kombëtar të sigurisë duke u shprehur se bie ndesh me parimin “një vend, dy sisteme”.

Ligji i ri pritet të miratohet më 28 maj, çka do lejonte qeverinë e Hong-Kongut të hapte agjenci kineze në qytet. Kjo ka shkaktuar polemika se mund t’i hapë rrugën agjentëve kinez që të arrestojnë qytetarë për aktivitete pro-demokracisë.  

Një sërë qeverish perëndimore kanë ngritur zërin kundër legjislacionit të ri.  

Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo i ka bërë thirrje Kinës që të reflektojë edhe njëherë mbi “propozimin shkatërrimtar”, duke thënë se “do ishte vdekjeprurës për nivelin e lartë të autonomisë që Pekini i ka premtuar Hong-Kongut”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026