S’do përdorim armë bërthamore në Ukrainë, thotë ministri Lavrov

19 Prill 2022 | 14:44

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Gjatë intervistës për kanalin televiziv “India Today”, Lavrov deklaroi se do të përdorin të gjitha llojet e tjera të armatimeve në Ukrainë, shkruan BBC.

Lavrov tha gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re.

“Operacioni në lindje të Ukrainës synon, të çlirojë plotësisht republikat të vetëshpallura Donetsk dhe Luhansk. Dhe ky operacion do të vazhdojë”, u shpreh ministri rus.

“Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, shtoi Lavrov.

Në fillim të luftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte ato në rrethana të caktuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026