Jeta e re në Evropë, nga 1 korriku Spanja heq karantinën për të huajt

26 Maj 2020 | 05:12

Spanja duket se po ia del të bashkëjetojë me coronavirus dhe çfarë është më e rëndësishme çdo ditë raportohet për një numër më të ulët të të prekurve apo edhe viktimave.Në kushte të tilla është marrë vendimi që duke nisur nga 1 korriku nuk do të ketë më karantinë për të huajt që hyjnë në vend.

Aktualisht të githë udhëtarëve u kërkohet të vetëizolohen për 14 ditë.

E teksa temperaturat janë rritur plazhet në bregun verior të Spanjës janë rihapur po ashtu edhe ishujt po presin turistët e parë.

“Ne jemi të kënaqur që mund të ecim dhe të nisim jetën normale.Nuk ka asnjë problem, asnjëherë nuk e kemi patur një të tillë dhe tani kemi  një më pak.Për më shumë virusi thuajse është zhdukur dhe ne mund të shijojmë këtë mrekulli të botës,” shprehet njw qytetar.

Nga ana tjetër në shumë pjesë të Britanisë duket se kanë harruar që duhet të ruajnë distancën.

Policia paralajmëroi  ata britanikë të cilët po shijonin pa kujdes plazhin në jug të Anglisë ë ndërsa në veri Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut janë ende nën masa të forta kufizimesh.

Ndërsa kryeministri Johnson mes shumë debatesh bëri me dije lehtësimin e të tjera masave.

Jeta në Itali tashmë ka hyrë në rutinën e saj. Me më pak viktima e të prekur italianët janë të lirë të shijojnë palestrat dhe pishinat.

Ekspertët thonë se do të duhet edhe një javë për të kuptuar nëse lehtësimi i masave si japja e bareve restoranteve  do të sjellin një fazë të dytë të pandemisë.

Mbi të gjitha italianët po e shijojnë këtë moment.Ekipi i Forcës Ajrore të Italisë fluturoi  mbi Torino, Milano, Lombardi, duke rikrijuar në qiell flamurin tringjyrësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026