Greqia optimiste për turizmin, qytetarët nisin të shijojnë kafenetë
Pas të paktën dy muaj izolimi në Greqi janë rihapur baret restorantet, e po ashtu lejohen edhe udhëtimet në ishuj.
Një rihapje e kujdesshme, në kafene dhe restorante tavolinat janë të ndara për të siguruar distancën sociale ndërsa të gjithë punonjësit mbajnë maska.
Qytetarët grekë janë të lumtur t’i rikthehen jetës së tyre. Ata mund të shijojnë edhe plazhin.
“E kishim humbur këtë rutinë, kjo është terapi psikologjike për ne, prandaj sigurisht që është e rëndësishme, shumë e rëndësishme,”shprehet një qytetare.
“Unë isha në depresion sepse ditë dhe natë qendroja në shtëpi. Tani ne mund të dalim dhe të pimë një filxhan kafe” thotë një pensionist.
Kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis shprehet see kryeqyteti po përgatitet për turistët.
“Greqia ia ka dalë shumë mirë gjatë këtyre dy muajve dhe ne jemi shumë optimistë për të ardhmen, për t’u siguruar që ne mund të rihapim ekonominë tonë, dhe të dërgojmë një mesazh në të gjithë botën se Greqia është e hapur dhe e sigurt, është një destinacion ku mund të shijojnë pushimet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë sigurojmë shëndetin e tyre,” thotë kryebashkiaku.
Vendi po përgatitet të hapet për turizmin vendas dhe ndërkombëtar, me hotele dhe kampe që mirëpresin turistët duke nisur nga 1 qershori , ndërsa më 15 qershor do të hapen të gjitha hotelet sezonalë dhe nga 1 korriku do të lejohen fluturimet ndërkombëtare.
Vizitorët do t’i nënshtrohen testimit.Deri më tani ata duhet të hyjnë në karantinë për 14 ditë por ende nuk ka një njoftiim deri kur do të jetë në fuqi ky vendim.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta