SHBA kërcënon me sanksione Kinën nëse implementohet ligji për sigurinë
Qeveria amerikane po kërcënon Kinën me sanksione nëse implementon ligjin për sigurinë kombëtare që i jep Pekinit kontroll mbi rajonin autonom të Hong-Kongut.
Disa mijëra demonstrues marshuan të dielën në qendër të qytetit, në shenjë proteste ndaj ligjit të ri dhe rreth 120 prej tyre u arrestuan.
Gjithashtu, gjatë manifestimit u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji.
200 politikanë të vjetër nga gjithë bota, përmes një deklarate të përbashkët kanë kritikuar Kinën.
Projektvendimi, siç njihet përpara se të aprovohet nga Kongresi Kombëtar i Popullit, përfshin thënien se Hong-Kongu duhet të përmirësojë sigurinë kombëtare.
Drafti përmban masa për të ndaluar “tradhtinë, ndarjen, kryengritjet dhe përmbysjen” e regjimit në territor.
Pekini pretendon se ligji është i nevojshëm për të ndaluar dhe ndëshkuar protesta si ato që tronditën Hong-Kongun vitin e kaluar, të nxitura nga një ligj që do të lejonte ekstradimet në Kinën mëmë.
Kina ka mohuar zërat se ligji do të dëmtojë investitorët e huaj në Hong Kong, që është një qendër e rëndësishme financiare dhe ka akuzuar disa vende të huaja për ndërhyrje.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta