Kamera inteligjente me sensorë për të ruajtur distancën
Metrotë e Belgjikës po testojnë kamera inteligjente me sensorë për të siguruar që punëtorët e saj të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Nga java e ardhshme, të ashtuquajturat kamera inteligjente do të instalohen në pesë pika strategjike në zyrat e operatorit belg të infrastrukturës hekurudhore Infrabel.
Një tingull paralajmërues do të dëgjohet nëse njerëzit janë shumë të shumtë nuk respektojnë distancën apo nuk kanë maskë për fytyrën.
“Ne duhet të sigurohemi që stafi ynë të jetë në përputhje me udhëzimet e ndryshme të distancës sociale. Kjo është arsyeja pse ne po krijojmë një numër pajisjesh të bazuara në inteligjencën artificiale”, thotë kreu i ekipit të teknologjisë së informacionit Infrabel në Belgjikë, Benoit Gilson.
Duke përdorur softuerin AI të disponueshëm në internet, Infrabel tha se kishte krijuar një mënyrë për të interpretuar imazhet e kamerave me qëllimin e mbrojtjes nga COVID-19. Kompania do të përdorë një algoritëm për të llogaritur nëse punëtorët janë shumë afër ose kanë një maskë për fytyrën.
Në një demonstrim, personeli i parë në kamera u shfaq në një ekran gjigant si figura. Në një ekran tjetër, një aparat zbulonte nëse një punëtor që hynte në një dhomë mbante një maskë.
“E gjithë çështja e distancës (midis individëve) është (e menaxhuar nga) një model matematikor që ne zhvilluam”, thotë z. Gilson.
Kompania, e cila ka 11.000 punonjës, bëri me dije se kishte punuar në disa mënyra për të përdorur sensorë për të mbrojtur teknikët që punojnë në hekurudhat belge duke vendosur kamera në kaskat që mbajnë në kohe më sensorë që alarmonin stafin në rast aksidenti. Kjo metodë u rivlerësua për t’u përdorur në mbrojtje ndaj coronavirusit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta