2021-shi, viti me verën më të nxehtë në Evropë

22 Prill 2022 | 21:37

Qytetarët evropianë përjetuan verën më të nxehtë vitin e kaluar, me zjarre masive, por edhe me përmbytje dhe vala të nxehti që përshkuan gjithë kontinentin e vjetër.

Kështu thuhet në një raport të hartuar nga shkencëtarët evropianë, i publikuar ditën e premte.

Sipas raportit, temperaturat gjatë verës ishin rreth 1 gradë Celsius mbi mesataren e tre dekadave të fundit, me Italinë që arriti deri në 48.8 gradë, një rekord i përkohshëm për të gjithë Evropën.

Në veçanti, vala e të nxehtit që përshkoi rajonin e Mesdheut, ndihmoi në rënien e zjarreve masive, që dogjën mbi 800 mijë hektarë në Greqi, Turqi dhe Itali.

Ndërkohë, rekordi i shirave çoi në përmbytjet shkatërruese që përfshinë Belgjikën dhe perëndimin e Gjermanisë, duke vrarë mbi 200 persona.

Raporti, i publikuar çdo vit nga Shërbimi për Ndryshimet e Klimës “Kopernikus”, e vë theksin tek nevoja e uljes së emetimeve të gazit serrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026